Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia po e heton rastin e vdekjes së një personi që u dërgua pa shenja jete në QMF

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka nisur hetim për vdekjen e një personi. 

Në raportin e PK-së thuhet se viktima ishte dërguar pa shenja jete në urgjencën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trupi i tij është dërguar për obduksion. 

“Raportohet se në urgjencën e qendrës së mjekësisë familjare në Malishevë ishte sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi PK.