Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia parandalon dy raste të kontrabandimit të pulave nga Serbia

Pulat

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dy raste të kontrabandës me mallrat ë shtunën. Në të dyja rastet Policia ka thënë se bëhej fjalë për kontrabandim të pulave nga Serbia për në Kosovë. 

Në rastin e parë rreth orës 1 pas mesnate në fshatin Zhabar të Mitrovicës është ndaluar një kamion me targa të Kosovës dhe janë gjetur 200 pula të kontrabanduara nga Serbia. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 01:00, në fshatin Zhabar-K.K. Mitrovicë, është ndaluar kamioneta Volkswagen LT46, ngjyrë kaltër mbyllur, me targa RKS (02), me rreth 200 (dyqind) pula të kontrabanduara nga territori i Serbisë, me vozitës E.M., mashkull/kosovar, 37-vjeçar, me banim në Mitrovicë”, ka njoftuar policia. 

E në rastin e dytë në fshatin Bube të Zubin-Potokut është ndaluar në veturë Mercedes Benz me targa të Kosovës, ndërsa i janë zbuluar 550 pula të kontrabanduara nga Serbia. 

“Rreth orës 18:30, në fshatin Bube-KK. Zubin Potok, është ndaluar kamioneta Mercedes Benz, ngjyrë e gjelbër, me targa RKS (02), me rreth 550 (pesëqind e pesëdhjetë) pula të kontrabanduar nga territori i Serbisë, me vozitës H.B., mashkull/kosovar, 50-vjeçar, me banim në Mitrovicë”, ka njoftuar policia. 
Policia ka thënë se kamionitet dhe malli i kontrabanduar është dërguar në terminal doganor në

Mitrovicë për procedura të mëtjejme nga Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.