Kronikë

Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK

Policia e Kosovës

Policia ka nisur hetimin për vdekjen e një personi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima  ishte dërguar për trajtim më 19 janar, ndërkaq një ditë më vonë ka vdekur.

“Trupi i pa jetë i viktimës  dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.