Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar të martën në Gjilan.
Sipas Policisë, një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas dëshmive fillestare, viktima jetonte i vetëm.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.