Një person ka vdekur të hënën pasdite në Prizren, ka njoftuar të martën Policia.
Në raportin 24-orësh thuhet se viktima është dërguar në emergjencën e Prizrenit pas përkeqësimit te gjendjes shëndetësore, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është cilësuar nga autoritetet si “Hetim i vdekjes.