Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetimet për shqyerjen e Kuranit në Prizren

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prizren pasi e ka shqyer Kuranin, librin e shenjtë të fesë islame.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar për KOHËN se i dyshuari nuk është arrestuar, e rasti po trajtohet si “nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

"Nxitja e urrejtjes , përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik - Prizren 03.03.2025 – 12:10.  Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është  njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.