Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetime për tri vdekje që ndodhën në 24 orët e fundit

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Policia e Kosovës po i heton tri vdekje që kanë ndodhur në 24 orët e fundit. Në fshatin Nerodime të Epërme në Ferizaj është gjetur pa shenja jete një person, e në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor ku ka konstatuar vdekjen.

Për rastin është njoftuar prokurori, derisa hetimet janë iniciuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa, një grua në Ferizaj ka njoftuar Policinë e Kosovës se ka gjetur vëllain e saj pa shenja jete. Vdekje e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, e rasti po hetohet si “hetim i vdekjes”.

Edhe në Drenas në mes të ditës është gjetur pa shenja jete një person.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.