Kronikë

Policia nis hetim për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor

monedha false

Ilustrim

Në Prizren Policia ka iniciuar rast për falsifikim të parasë. 

Sipas raportimit në Polici, nga 1 qershori deri më 27 nëntor nga persona të ndryshëm janë pranuar para që dyshohen të jenë të falsifikuara. 

Paratë e dyshimta janë sekuestruar. 

“Është raportuar se nga data 01.06.2025 deri më 27.11.2025 nga persona të ndryshëm janë pranuar para që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e falsifikuara janë sekuestruar dhe dërguar për ekzaminim. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.