Kronikë

Policia në Shqipëri sekuestron pasuri në vlerë 26.5 milionë euro

Policia në Shqipëri sekuestron pasuri në vlerë 26.5 milionë euro

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar pasuri në vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, që ishte i dënuar për vrasje dhe pjesëmarrje në një grup kriminal për trafikim droge, nga autoritetet italiane.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e Policisë  së Shtetit.

Sipas njoftimit, pasuritë e sekuestruara janë: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij.

Policia ka njoftuar se po vazhdon punën për sekuestrimin e partive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij personi.