Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia në kërkim të dy personave për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është në kërkim të dy personave që dyshohet se kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë.

Fitim dhe Arian Xhema nga Mitrovica janë në kërkim, derisa autoritetet ua kanë publikuar identitetin me qëllim që të ndihmohen nga qytetarët për kapjen e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Foto: Policia e Kosovës

Të dyshuarit veprën e kanë kryer më 10 korrik të këtij viti në rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit.

Foto: Policia e Kosovës

“Personat e kërkuar  janë të dyshuar se kanë veprën penale vrasje në tentativë me datë 10.07.2024 në rrugën ‘Evlia Qelebiu’ në Mitrovicë, ku në këtë rast një person është plagosur me armë zjarri. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personat në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e plotë.