Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar të hënën në magjistralen Gjilan – Ferizaj dy vetura me targa vendore dhe në to janë gjetur 4 pasagjerë, migrantë nga India dhe Nepali.
Dyshohet se destinacion i migrantëve ishte Shqipëria e nga aty Bashkimi Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka thënë se më pas është identifikur edhe vendi ku dyshohet se kanë qëndruar migrantët dhe aty janë gjetur gjashtë migrantë tjerë nga India që ishin pa dokumente.
“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të PK-së, me ç’rast migrantët, dy vozitësit dhe një person tjetër i dyshuar janë dërguar në DRK –Lindje dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit nga PTH-Ferizaj”, ka njoftuar Policia e Kosovës.