Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar 105 mijë euro në rajonin e Gjilanit, për të cilat ekziston dyshimi se janë të falsifikuara.
Policia kishte ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit është gjetur kjo shumë parash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit është gjetur një makinë për numërim të parave. Një person është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për “falsifikim të parave” dhe “pastrim të parave”.
“Në këtë rast në total janë sekuestruar provat si në vijim: 100,000 euro kartëmonedha nga 200 euro dhe 5000 euro kartëmonedha nga 100 euro; 1 makinë për numërimin e parave. 3 telefona celular. Lidhur me rastin me vendimin e prokurorit i dyshuari i lartcekur dërgohet në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerje të veprave ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Pastrim i parasë’’”, thuhet në njoftimin e Policisë