Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

vjedhje e rende

Policia e Kosovës në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë. 

Në kërkesën e policisë drejtuar qytetarëve thuhet se nuk dihet as datëlindja e të kërkuarve, as adresa e banimit e as komuna prej nga vijnë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në kërkesën e Policisë.