Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tre personave të cilat dyshohen për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “prezantim i rrejshëm si person zyrtar”.
Në kërkesën për ndihëm Policia ka bashkëngjitur një fotografi ku shihen të dyshuarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, Policia ka lutur qytetarët që ta kontaktojnë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].