Policia e Kosovës u ka kërkuar qytetarëve ndihmë për identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit për vrasjen e një burri që ndodhi të shtunën në fshatin Llapashticë të Podujevës.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë me datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë”, thuhet në kërkesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPersoni i dyshuar është Arbër Havolli ndodhet në arrati, andaj Policia ka kërkuar që të kontaktohet për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së tij.