Në njoftim, Policia kërkoi ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e saj. Policia ka publikuar një fotografi të saj, pa dhënë informacione të tjera.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin prill 2024. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin policor.