Policia e Kosovës tha se janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe pesë fishekë në vendin ku ndodhi grabitja e armatosur në Prishtinë të hënën.
Sipas raportit policor, katër të dyshuarit janë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave në një parkingun e një qendre tregtare në “Veternik”, ku lëndime kanë pësuar njëri prej viktimave dhe njëri i dyshuar. Të dyshuarit e tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari që u lëndua po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Është raportuar për një rast grabitje në parkingun e një qendre tregtare, ku katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë punëtorë të kompanisë për bartjen e parave. Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, si dhe një i dyshuar. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.