Të martën është djegur një fabrikë në Rahovec e cila prodhonte qese të plastikës, thasë mbeturinash, pirunë dhe lugë plastike.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Bellacërkë, derisa njësiti i zjarrfikësve u tha se ka bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk raportohet për të lënduar, e rasti është iniciuar si “zjarrvënie”.
“Raportohet se një fabrikë ishte përfshirë nga zjarri. Fabrika e cila kishte prodhuar: Qese të plastikës, thasë të mbeturinave, lugë , pirunë të plastikës. Në vendin e ngjarjes njësiti i zjarrfikësve ka bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin, vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e plotë.