Njësiti policor ka hasur të enjten në tre persona që po tentonin ta kalonin kufirin nga Kosova në Maqedoninë e Veriut.
Në përpjekje për t’i ndalur, njëri prej të dyshuarve ka tentuar t’i sulmojë policët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë është arrestuar, por dy të tjerët kanë ikur.
“Është raportuar se gjatë patrullimit në vijën kufitare, njësiti policor ka hasur në një traktor me tre të dyshuar duke tentuar të kalojnë kufirin nga Kosova në Maqedoni. Njëri nga të dyshuarit ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë. Lidhur me rastin një i dyshuar mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar, ndërsa dy të tjerët kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë) që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.