Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia bastis tetë lokacione në Prishtinë për armë

vrasje gjuajtje me arme policia

Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Tetë lokacione në rajonin e Prishtinës janë bastisur nga Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve i Departamentit të Kufirit, të mërkurën. Bastisjet janë kryer nën dyshimin për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”.

Nga bastisjet janë sekuestruar: një pushkë automatike AK-47,  23 fishekë, dy magazina (karikator), një bajonetë, një thikë, 78 gram të substancës së dyshuar narkotike, si dhe pajisje elektronike, gjithsej shtatë telefona celularë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas marrjes në pyetje dhe procedurave të rastit, me urdhër të prokurorit të rastit, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë liruar në procedurë të rregullt.