Policia austriake ka arrestuar një shqiptar pasi e ka zënë me 12 kilogramë kokainë në vlerë rreth 1.2 milionë euro.
Policia ndaloi veturën me targa gjermane në të cilën ishte 36-vjeçari. Gjatë kontrollit të veturës, u gjetën pakot me drogë, raportoi "Kronen Zeitung".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqiptari raportohet se jetonte në Itali.
Policia ka thënë se i dyshuari i cili po mbahet, nuk ka pranuar të japë dëshmi dhe se zyrtarët janë duke hetuar. Ka shtuar se vetura është çmontuar në stacionin policor për të gjetur krejt sasinë e drogës që mund të ishte fshehur.
Sipas policisë austriake, kjo është sasia më e madhe e kapur e kokainës në Tyrol të Austrisë.