Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë shqiptuar 35 gjoba dhe janë konfiskuara 18 motoçikleta të enjten, në ditën e parë të zbatimit të planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjobat e konfiskimet janë bërë në mungesë të dokumentacionit e shkeljeve të rregullave të trafikut.
Policia ka thënë se do të ketë kontrolle të shtuara në ditët në vijim.
“Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës së parë të zbatimit, janë shqiptuar gjithsej 35 gjoba dhe janë konfiskuar 18 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe respektimit të ligjit”, ka njoftuar Policia.