Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në Vaganicë të Mitrovicës, arrestohet i dyshuari

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Një burrë është plagosur në Vaganicë të Mitrovicës të dielën.

Sipas njoftimit të Policisë, lidhur me rastin është arrestuar një person. E gjithë ngjarja njoftohet se ka ndodhur pas  një mosmarrëveshjeje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Mitrovicës.

Pistoleta me dy fishekë është konfiskuar si provë materiale që dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.