Kronikë

Plagoset një person në Prishtinë, raportohet si aksidentale

Policia e Kosovës - Armëmbajtje pa leje

Një person është plagosur me armë në Prishtinë të mërkurën.

Sipas Policisë, ai është plagosur aksidentalisht nga një person. 

Nuk raportohet për të arrestuar. 

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht e kishte plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e PK-së.