Një person është plagosur të martën në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se plagosja ka ndodhur me armë zjarri.
Ahmeti ka thënë se të dyshuarit për këtë rast janë identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tyre.
"Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar (të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit", ka theksuar Ahmeti.