Kronikë

Plagoset një person në Kramovik të Gjakovës

policia shiriti vrasje arrestim bastisje - Driton Pacarada

Foto: Driton Paçarada

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Kramovik të Gjakovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Sheremet Elezaj, viktima është qëlluar nga një drejtim i panjohur.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, është pranuar informata se një mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor, pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën Klinë–Gjakovë në afërsi të fshatit Kramovik. Sipas të dhënave fillestare, viktima kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij. Në ndërkohë kishte dalë nga vetura me të cilën po udhëtonte dhe në afërsi të rrugës është qëlluar nga një drejtim ende i panjohur”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se viktima aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe në konsultim me të është iniciuar rast “Vrasje në tentativë”.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.