Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në Kodrën e Trimave

Vrasje - plagosje - Shiriti i policise - Policia

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur mëngjesin e së mërkurës në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se një person dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i marrin veprimet për ndriçimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, i ka thënë KOHËS zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.