Të paktën pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë për KOHËN se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.