Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në Komoran të Drenasit.
Sipas Policisë, ankuesi ka njoftuar të hënën se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën nga servisi ku e kishte lënë për riparim.
Deri më tani nuk raportohet për identifikimin e ndonjë personi të dyshuar në lidhje me ngjarjen.
Rasti është cilësuar nga Policia si “Vjedhje e veturës”.
Rasti është duke u hetuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e tij.