Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar, pasi që thuhet se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete.
Rasti që ka ndodhur të hënën në mbrëmje në “Veternik” është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
-
Theren me thikë dy persona në Komoran
-
Dy vëllezër në Obiliq përleshen fizikisht për shkak të një prone
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Përleshje me mjete të forta dhe thikë në Prishtinë, tre të arrestuar