Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në qytetin e Pejës, ndërkaq raportohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te Stacioni i Autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, ka thënë Gashi për Kohën.