Kronikë

Përleshje në Ferizaj, katër të arrestuar

Rrahje

Foto-Ilustrim

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj të shtunën, pas përfshirjes në një përleshje fizike në rrugën “Wesley Clark”.

Siç ka njoftuar Policia, të arrestuarit ishin përfshirë në përleshje me grushte dhe karrige. E gjatë konfliktit njëri nga të dyshuarit ka nxjerrë një armë zjarri e tjetri ka përdorur thikën.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar, një armë me 14 fishekë dhe thika e përdorur gjatë konfliktit.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit./KP