Tre persona, njëri prej tyre i mitur, janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit kanë sulmuar njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta dhe një thikë. Mjetet e përdorura janë konfiskuar si prova materiale.
Të tre personat kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Theren me thikë dy persona në Komoran
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit
-
Rrahje mes disa të miturve në Prishtinë, një lëndohet rëndë, dy arrestohen
-
Theret me thikë një person në Prishtinë
-
Tentim vrasje në Prishtinë, tre persona sulmojnë me thikë të miturin