Kronikë

Për katër ditë policia në kryeqytet shqiptoi 143 gjoba ndaj motoçiklistëve

motocikleta

Foto: Arkiv - ilustrim

Drejtoria e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se për katër ditë, nga 9-12 korrik 25 ka shqiptuar 143 gjoba për kundërvajtje të ndryshme ndaj motoçiklistëve.

Gjobat thuhet se janë dhënë gjatë implementimit të një plani operativ me fokus të veçantë te motoçikletat.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit” thuhet në njoftim.