Policia e Kosovës në 10 ditët e fundit ka konfiskuar 11 armë zjarri të përdorura në festa familjare.
Bëhet e ditur se në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, policia ka arritur të identifikojë raste konkrete të përdorimit të armëve zjarri, ku janë arrestuar disa të dyshuar si dhe janë sekuestruar gjithsej 11 armë zjarri (7 pistoleta dhe 4 pushkë) dhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e municionit
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndaj të gjithë të dyshuarve janë ngritur kallëzime penale për veprat: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në parandalimin e veprave penale, me theks të veçantë në parandalimin e keqpërdorimit të armëve zjarri, që në raste të tilla mund të rezultojë me pasoja të rënda për qytetarët”, thuhet në njoftim.