Dy persona kanë përfunduar në polici në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:30.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve janë gjetur sasi drush pa dokumentacionin përkatës.
Ndërkohë, zyrtarët e Parkut Nacional janë angazhuar për identifikimin dhe vlerësimin e masës drusore të sekuestruar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet më tej.
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë
-
Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve për legalizim të kontrabandës me dru
-
Tre të arrestuar në Gjakovë pasi penguan policët në kryerjen e detyrës
-
Kontrabandim me mallra dhe falsifikim dokumenti në Svircë të Kamenicës