Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njoftoi se ka parandaluar futjen e një sasi të dyshuar të narkotikëve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Gjatë pranimit të të burgosurit me inicialet E.D, në rrobat e tij është gjetur sasia e dyshuar, e më pas është njoftuar Policia e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSHKK-ja shkroi në Facebook se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.
Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Gjatë pranimit të të burgosurit E. D, në rrobat e tij në mënyre të kamufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve. Lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.