Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit H.H. nën dyshimin se e ka kryer veprën penale të dhunimit.
Sipas njoftimit, gjykata ka vlerësuar se ka dyshim të bazuar që më 12 gusht 2024 në Ferizaj, në një motel e kishte detyruar viktimën të kryente marrëdhënie seksuale pa pëlqim, duke e kanosur se do t’i publikojë fotot që i kishte në telefon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE dëmtuara e ka paraqitur rastin në polici më 19 gusht.
Sipas njoftimit, ankesa kundër aktvendimit nuk e shtyn ekzekutimin e tij.