Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj dy të pandehurve, E.K. dhe A.K., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”. Masa mund të zgjasë deri më 11 prill.
Sipas gjykatës, nga hetimet e deritanishme rezulton se i pandehuri E.K., që nga viti 2021, ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., duke i dhënë shuma parash me përfitime të jashtëzakonshme nga kamata. Vetëm nga ky proces, E.K. ka përfituar mbi 400 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të shlyer borxhin, viktima tjetër, B.B., është përfshirë gjithashtu duke marrë para nga të pandehurit për të ndihmuar viktimën e parë. Sipas hetimeve, E.K. dhe A.K. kanë kërkuar nga viktimat shuma totale prej 550 mijë euro, duke kërkuar edhe kalimin në pronësi të dy lokaleve afariste dhe një shtëpie, me vlerë të përgjithshme rreth 1 milion euro, si shlyerje e borxhit.
Përveç presionit financiar, të pandehurit përdorën edhe forcë fizike dhe kërcënime, duke detyruar viktimën B.Ç. dhe nënën e tij të shkojnë në zyrën e përmbaruesit privat për të vazhduar me procedurat noteriale për kalimin e pronës. Policia i arrestoi pikërisht gjatë kësaj procedure dje.