Një muaj paraburgim i është caktuar A.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitje në Gjakovë.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në kërkesën e Prokurorisë, ndër të tjera ceket se i pandehuri A.M. me datën më 1 qershor 2026, rreth orës 17:50, prapa këndit të lojërave në Gjakovë, në bashkëkryerje me të miturit I.A. dhe A.A., duke vepruar si anëtar i një grupi të armatosur dhe me përdorim të forcës e kanosjes serioze, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka grabitur të dëmtuarin e mitur E.B. (i lindur 2009). Gjatë ngjarjes, i pandehuri e ka goditur disa herë të dëmtuarin me thikë në krahun e majtë dhe, së bashku me të miturit e tjerë, e ka sulmuar fizikisht, ndërsa nën kërcënimin e thikës i ka marrë çantën e krahut, nga e cila ka përvetësuar portofolin me 115 euro. Si pasojë e sulmit, të dëmtuarit i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë vendim, i pandehuri A.M., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 2 qershor 2026 deri më 1 korrik 2026.