Kronikë

Para e ari në vlerë 19 mijë euro vidhen në një shtëpi në Klinë

vjedhje

Foto: Ilustrim

Para e ari janë vjedhur nga një shtëpi në Klinë të enjten. 

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë futur me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur para të gatshme në valutat franga, funte dhe kruna. Po ashtu raportohet se është vjedhur ari në blerë 19 mijë euro. 

Nuk raportohet për të arrestuar. 

“Është raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishin vjedhur: para të gatshme 4000 Franga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 19.100 (nëntëmbëdhjetëmijë) euro. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.