Një operacion policor është duke u zhvilluar nga ekipet për hetim të korrupsionit bashkë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Siç ka mësuar KOHA, ky operacion po zhvillohet lidhur me keqpërdorime për patentë-shofer.
Nuk dihet ende nëse është arrestuar ndonjë person i dyshuar.
“Policia e Kosovës, ekipet për hetimin e Korrupsionit ne kuadër te krimeve ekonomike janë duke realizuar një operacion policor ne bashkëpunim me Prokurorinë kompetente ne Prishtinë. Pas përfundimit te operacionit dhe raportimeve nga tereni detajet tjera do te bëhen te ditura më vonë nga kompetentët”, thuhet në njoftimin e Policisë.