Kronikë

Nxirret trupi i pajetë i 57-vjeçarit nga Kosova që ra në lumin Moraça

Nxirret trupi i pajetë i 57-vjeçarit nga Kosova që ra në lumin Moraça

Një shtetas i Kosovës, me inicialet A.M. (57 vjeç), ka humbur jetën në një aksident trafiku në qytetin Bezdan, në rrugën Podgoricë–Kolashin.

A.M. po drejtonte një kamion me targa të Kosovës, i cili mbrëmë ra në lumin Moraça. Trupi i tij u nxor të premten nga ekipet e shpëtimit.

“Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Departamentin e Patologjisë të Qendrës Klinike për autopsi. Shkaku i aksidentit do të përcaktohet gjatë hetimit”, ka thënë Zyra e Prokurorit Themelor për “Vijesti”.

Policia kishte njoftuar mbrëmë rreth orës 22:00 për aksidentin, midis tuneleve 11 dhe 12. Ekipet kompetente dolën menjëherë në terren, por për shkak të kushteve të natës nuk mundën të nxirrnin kamionin nga lumi.