Asnjë gjurmë e substancave narkotike nuk është gjetur në shtëpinë ku ka ndodhur shpërthimi i eksplozivit, që ka lënë të vdekur policin Sami Thaqi dhe të lënduar dy zyrtarë të tjerë policorë, si dhe një fëmijë që banonte në atë shtëpi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por policia ka hasur edhe në një mjet tjetër eksploziv (TNT) gati për shpërthim, gjatë bastisjes që ka përfunduar të mërkurën në orët e vona të pasdites. Këto informata dhe hollësi të tjera rreth rastit i ka bërë të ditura për “Kohën Ditore” Policia e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari, Iran Badalli, të martën rreth orës 18:00, është denoncuar nga vajza e tij që, siç ka mësuar gazeta, është e moshës rreth 8 vjeçe. Në telefonatën që ka bërë ajo në Polici, ka thënë se babai i saj po ushtronte dhunë familjare ndaj saj dhe se kishte sasi të madhe të substancave narkotike.
Në shtëpi, sipas informatave nga policia, kanë qenë dy fëmijët e tij, por jo edhe gruaja dhe fëmija i tretë. Siç ka mësuar gazeta, Badalli është në proces të ndarjes nga bashkëshortja. Ajo ka disa muaj që është larguar nga shtëpia, për shkak të dhunës së vazhdueshme që Badalli ka ushtruar ndaj saj. Dhunën e ushtruar ndaj saj e ka konfirmuar edhe Gjykata Themelore në Prizren.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)