Një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave të tij të mitura.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, pasi ai i ka marrë të bijat nga ish-bashkëshortja.
Dhuna fizike thuhet se është ushtruar pasi vajzat kanë refuzuar ta kalojnë natën tek i dyshuari.
“Lidhur me rastin, është informuar edhe QPS-ja, ndërsa nuk dihet për vendndodhjen e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin policor.
Është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.