Reperi nga Shqipëri, Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, është dorëzuar të martën në stacionin policor në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i ka thënë KOHËS se ai është dorëzuar disa muaj pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare.
Sipas tij, Rajku është intervistuar dhe iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRigels Rajku dhe Bahjtar Bajraktati po dyshohen se kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Ata thuhet se janë përfshirë në rrahje në një diskotë në Pejë.
Autoritetet policore të Shqipërisë e kishin arrestuar Noizyn në gusht të këtij viti, me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, por ishte liruar nga Gjykata e Durrësit pasi ofroi garanci pasurore.
Ditë më parë është dorëzuar edhe reperi Arkimed Lushaj (Stresi), por ai u lirua pasi pagoi 20.000 euro dorëzani.