(E përditësuar 08:50) - Policia e Shqipërisë ka konfirmuar arrestimin e reperit Noizy dhe DJ Crax (Bahtjar Bajraktari) të martën vonë në Shëngjin, të cilët po kërkohen nga autoritetet e Kosovës për rrahjen në një diskotekë në Pejë.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, dyshja janë arrestuar me qëllim të ekstradimit drejt Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Finalizohet operacioni policor i koduar "Fast". Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia "FAST Albania" në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri. Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor "Fast", kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit të mërkurën.
Të martën, Policia e Kosovës shpalli në kërkim edhe reperin tjetër nga Shqipëria, Stresi, që dyshohet se është i përfshirë në rrahjen e dy personave në një diskotekë në Pejë.
TCH: Arrestohet në Shëngjin reperi Noizy
Me kërkesë të Policisë së Kosovës është arrestuar të martën mbrëma në Shëngjin reperi shqiptar Noizy, raporton “Top Channel”.
Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka pasur kërkesë nga Kosova për arrestimin e tij. Noizy ishte shpallur të hënën në kërkim nga Policia e Kosovës për lëndim të rëndë trupore. Ai akuzohet për një arrahje në një klub nate në Pejë.
Noizy është arrestuar kur ka kaluar në një pikë kontrolli në zonën e Kunës dhe me pas është marrë nga operacionaila e Tiranës.