Një shtetas turk është arrestuar të premten në stacionin policor Jugu në Prishtinë pasi është paraqitur me thikë.
Policia njoftoi se i dyshuari ishte paraqitur në stacion dhe derisa po fliste turqisht e ka nxjerrë një thikë.
“I dyshuari mashkull shtetas turk i moshës 25 vjeçare, është paraqitur në stacion policor, i njëjti ka folur në gjuhen turke, gjatë komunikimit i dyshuari nga xhepi ka nxjerre një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit kujdestar është dërguar ne mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të sigurohet përkthyesi dhe në prezenca e avokatit mbrojtës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
-
Mbrëmë u ther një person në sheshin “Nënë Tereza”
-
Therje me thikë në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje