Një police e Kosovës dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, ka bërë të ditur Inspektorati Policor që ka rekomanduar suspendimin e saj.
Në një komunikatë për media është bërë e ditur se incidenti ku dyshohet se është përfshirë si e dyshuar zyrtarja policore ka ndodhur gjatë të shtunës në qytetin e Ferizajt.
IPK-ja ka thënë se hetuesit e tij janë konsultuar me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, përfundon komunikata e IPK-së.