Policia e Kosovës ka iniciuar rast për “vrasje në tentativë” në Prishtinë pasi derisa një person po lëvizte me veturë, është sulmuar me armë zjarri nga tre persona.
Në njoftimin policor thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:08, e njësitet kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja.
Për rastin është njoftuar prokurori, e s’raportohet për të arrestuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e plotë.